Thirrje për ekspertë me kohë të pjesshme

Titulli i Pozicionit: Ekspert (me kohë të pjesshme)
Titulli i Programit: Reformimi tërësor kushtetues si një kusht për rivendosjen e shtetit të së drejtës në funksion të nxitjes së progresit institucional – politik dhe zhvillimit social-ekonomik
Afati i Fundit për të aplikuar: 22 maj 2014

Përshkrimi i Projektit:

Nevoja për një reformë rrënjësore kushtetuese është emërues i përbashkët i një sërë studimesh empirike e analizash të thelluara të realizuara vitet e fundit nga ana e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, në bashkëpunim me partnerët e tij, organizatat e shoqërisë civile. Këto studime e analiza kanë dëshmuar se problemet që hasen sot në lidhje me parimin e kontrollit dhe balancave midis pushteteve, me mirëfunksionimin dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, me realizimin e rolit mbikëqyrëstë parlamentit ndaj ekzekutivit si dhe rolin e Presidentit të Republikës i kanë rrënjët thellë në parashikimet kushtetuese. Këto mangësi nuk mund të riparohen përmes ndryshimeve në ligje të veçanta, por është e domosdoshme një ndërhyrjeje e kujdesshme e tejet profesionale në ligjin themeltar të vendit, në Kushtetutë.

Në mënyrë që të sjellë ndryshime transformuese, veçanërisht në lidhje me shtetin e së drejtës, Fondacioni Soros synon të krijojë një koalicion me bazë të gjerë aktorësh për të zhvilluar, formësuar dhe advokuar për një reformë të qenësishme kushtetuese.

Metodologjia e planifikuar për nxitjen e procesit reformues të Kushtetutës është gjithëpërfshirja, transparenca, informimi aktiv si edhe konsultimi i gjerë me grupet e interesit, aktorët e shoqërisë civile, ekspertizën vendase dhe atë ndërkombëtare si dhe opinionin publik në përgjithësi.

Fondacioni beson se vetëm në sajë të një procesi të tillë të kujdesshëm, tërësisht profesional e aspak politik e mbi të gjitha bazuar në një konsensus të gjerë publik do të garantohet hartimi i zgjidhjeve afatgjata dhe eficiente për forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Nisur nga sa më sipër, Fondacioni synon me anëtë kësaj thirrje tëtërheqë ekspertizën më të mirë të fushës për realizimin e kësaj iniciative.

Profili i Ekspertit:

Kompetencat:

  • Përvojë profesionale në fushën e sëdrejtës kushtetuese.
  • Përvojë profesionale në fusha që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve kushtetuese në tërësi.
  • Njohje të mirë të parimeve kryesore të funksionimit të institucioneve kushtetuese.
  • Përvojë kërkimore në fushën e të drejtës kushtetuese.
  • Përvojë në shkrim studimesh rreth të drejtës kushtetuese.
  • Përvojë profesionale dhe/ose kërkimore në fusha që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve kushtetuese në tërësi.
  • Aftësi shumë të mira hulumtuese dhe analitike.
  • Aftësi të mira komunikuese,bashkëpunimi dhe punë në grup.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë që të respektohet çdo afat i paracaktuar kohor.

Arsimi /Eksperiencë Profesionale/Gjuhë të huaja:

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Drejtësisë ose në Fakultetin e Shkencave Sociale- Departamenti i Shkencave Politike. Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë përfunduar kualifikimet të nivelit Master në fushën e tëdrejtës kushtetuese.
  • Minimum 5 vjet eksperiencë profesionale.
  • Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë kryer studime apo botime në fushën e të drejtës kushtetuese.
  • Përdorim shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe angleze, të shkruar dhe të folur.

Dorëzimi i Aplikimit

Materialet që i kërkohen të paraqesë çdo aplikanti për t’u konsideruar për këtë thirrje janë:

  • CV në shqipsipas formatit Europass:
  • Letërmotivim në shqip ku të parashtrohet përvoja në fushat që kanë të bëjnë me të drejtën kushtetuese.
  • Kopje elektronike të 2 punimeve më përfaqësuese të realizuara nga kandidati në fushat që kanë të bëjnë me të drejtën kushtetuese.

Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë paketën e mësipërme të aplikimit në adresën elektronike Ersida.Sefa@osfa.al

Konsiderime të tjera

Aplikimet e të interesuarve që mbërrijnë pas datës së caktuar si afati përfundimtar për të aplikuar nuk do të merren në konsideratë.

Aplikimet e paplota nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervista do të kontaktohen.

Për më tepër informacion mbi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, lutemi vizitoni faqen zyrtare www.soros.al si edhe Strategjinë për vitet 2014-2017.