Reforma Kushtetuese nën optikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve

14 Nëntor 2014
10:00
15:00

Pas tryezës së majit, ku u shpalos publikisht nisma për Reformën Kushtetuese,më 14 Nëntor 2014 u organizua tryeza e dytë të rrumbullakët  me temë “ Reforma Kushtetuse nën optikën e gjyqtarëve dhe prokurorëve” .

Në kuadër të nismës për Reformën Kushtetuese, në periudhën qershor - korrik 2014, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, zhvilloi një sondazh lidhur me perceptimin që kanë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë mbi këtë reformë. 

Synimi kryesor ishte matja dhe vlerësimi i mendimit të kësaj kategorie profesionistësh mbi nevojën për reformën kushtetuese, si kusht për rivendosjen e sistemit të kontrollit dhe të balancimit të pushteteve, për suksesin në reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. 

 

Për realizimin e këtij sondazhi, Fondacioni Soros bashkëpunoi me Unionin e Gjyqtarëve dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë për të intervistuar 54.3% të gjyqtarëve dhe 45.7% të prokurorëve në rang kombëtar (388 nga 649 në total). 

Sondazhi u realizua përmes intervistave ballë për ballë me gjyqtarë dhe prokurorë në 22 gjykatat dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore si dhe në 6 gjykatat dhe prokuroritë e apeleve. Mbledhja e të dhënave sasiore u realizua përmes plotësimit elektronik të pyetësorit në tableta, që garanton ruajtjen dhe mbledhjen në kohë reale të të dhënave, detyrimin për plotësimin rigoroz të të gjithë pyetjeve të pyetësorit, vendndodhjen gjeografike të kryerjes së çdo interviste dhe parandalimin e çdo gabimi apo shmangie gjatë punës në terren. 

Vjelja e mendimeve u orientua mbi reformën kushtetuese, fushat kryesore ku duhet të përqendrohet ajo, etapat që duhet të ndjekë procesi, por edhe mbi mbledhjen e propozimeve konkrete për zgjidhjen e problematikave të konstatuara në funksionimin dhe efiçencën e organeve kushtetuese

 

Një përmbledhje të rezultateve të sondazhit e gjeni këtu.

 

Shkarko documenta: 

BashkangjiturMadhësia
PDF icon Materiali per Median1.06 MB